TIRANË

Policia e Tiranës, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar të DVP Tiranë ka arrestuar një 50-vjeçar për kontrabandë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë goditur një rast tjetër të kontrabandës së mallrave, si dhe kanë proceduar penalisht shtetasin shtetasin – I. Sh., 50 vjeç, banues në rrugën “Kasëm Shima”, Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb