Deputetet e përjashtuar të Partisë Demokratike kanë mbërritur në ndërtesën e Kuvendit të Shqipërisë ndërsa pritet të zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Midis deputetëve të përjashtuar janë Gazment Bardhi, Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledian Nallbati, etj. Ata nuk janë penguar nga Garda e Republikës të hyjnë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Në rendin e ditës, janë shqyrtimi për draftprogramin dhe draftkalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 27 nëntor-22 dhjetor. Ndërkohë në draftkalendarin e punimeve për këtë periudhë është edhe marrëveshja e firmosur mes Italisë dhe Shqipërisë për strehimin e emigrantëve të ardhur nga Afrika.

“Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”, i depozituar nga Këshilli i Ministrave në datën 17 nëntor. Pas shqyrtimit në komisionet parlamentare, pritet që votimi në seancë plenare për marrëveshjen me Italinë të bëhet në 21 dhjetor.

Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: