“Turp, turp!” dhe “Parlamenti i turpit” janë disa nga thirrjet që studentët e Mjekësisë kanë bërë sapo deputetët e maxhorancës kanë lënë seancën plenare.

Teksa presin prej orësh jashtë parlamentit, pasi duan të dëgjohet zëri i tyre në një ditë kur është planifikuar të kalojë në seancë projektligji që i detyron të punojnë për 5 vite në Shqipëri pas studimeve duke iu mbajtur diplomën, studentët kanë hedhur thirrje dhe ovacione ndaj deputetëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb