ATHINE- Qytetarë himariotë që banojnë në Greqi kanë protestuar pasditen e sotme para selisë së Ambasadës shqiptare në Athinë.

Protesta u organizua nga Unioni i Himariotëve të Athinës, ndërsa u vu re dhe një prezencë e shtuar e partisë ekstremiste Agimi i Artë si dhe të një force të re politike, me emrin “E djathta e Re”.

Deputeti i Agimit të Artë, Kristos Papas, përsëriti kërkesën e tij që aviona luftarakë grekë të fluturojnë mbi qiellin e Himarës. Ai shkoi më tej me thirrjet e tij racist dhe tha se emigrantët shqiptarë duhet të dëbohen nga Greqia, e të mos u jepet më leje qëndrimi.
auto_ssss1509657337
“Qeveria greke duhet të japë një përgjigje të fuqishme ndaj shembjes së banesave të vëllezërve tanë himariotë, të mbrojë në mënyrë dinamike përkatësinë greke të Himarës. Kjo do të thotë që si kundërmasë, të dëbohen emigrantët shqiptarë nga Greqia si dhe të ndërpritet dhënia e lejeve të qëndrimit shqiptarëve në Greqi. Ministria e Mbrojtjes të urdhërojë aviacionin luftarak grek të kryejë fluturime mbi qiellin e Himarës, si përgjigje ndaj akteve antigreke të qeverisë Rama”,- tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: