GREQI

Arrestohet Christos Papas, numri 2 i organizatës ekstremiste të djathtë “Agimi i Artë” (tashmë e jashtëligjshme), i njohur si nënkryetari dhe frymëzuesi i ideologjisë së kësaj organizate kriminale greke. Fashisti 59 vjeçar ishte në kërkim nga policia greke nga 1 tetor 2020, kur me vendim të drejtësisë greke

“Agimi i Artë” u shpall organizatë kriminale dhe gjithë anëtarët e kryesisë u dënuan me burg, përfshi liderin Nikos Mihaloliakos dhe deputetin e Parlamentit Europian, Janis Lagos.

Megjithëse kishte shumë hipoteza se Christos Papas ishte arratisur nga Greqia e kërkohej në një manastir të Serbisë, në fakt krimineli tashmë i dënuar për aktivitet kriminal fshihej në zonën Zografu të Athinës, shumë afër qendrës, ndërsa shpenzimet e tij i mbulonte një grua 52 vjeçare nga Ukraina, mike personale dhe anëtare e “Agimit të Artë”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas policisë greke, që vëzhgonte apartamentin prej 1 muaji, sapo i ranë ziles Papas duket të jetë përgjigjur menjëherë “Një sekondë, po zbres. Dhe ta dini, këtë muaj kisha planifikuar të dorëzohesha”.

Christos Papas është dërguar në Prokurorinë e Dënimeve të Athinës për seancen e shpalljes së dënimit dhe transferimin në burgun e Dhomokos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb