Eduart Shalsi, deputeti i PS, kohë më parë është vënë në qendër të vëmendjes, pasi u përfol se kishte mbjellë flokët dhe se vlera e tyre shkonte 60 mijë euro.

Mirëpo, çështje u rikthye sërish në vëmendje mbrëmjen e djeshme, teksa ishte i ftuar në emisionin sportiv “Top Arena” moderatorja e këtij emisioni, Fjoralba Ponari e vuri Shalsin përballë një pyetësori të sikletshëm, ndërsa e pyeti edhe nëse ishin të vërteta thashethemet se ai i kishte mbjellë flokët.

Shalsi e sfidoi moderatoren, teksa i tha se ajo mund të provonte t’i tërhiqte dhe se nuk do ta kishte problem po ta bënte këtë ndërhyrje. Madje, ai u shpreh se ndryshonte herë pas here “look”, por jo se i kishte mbjellë flokët.

Mirëpo, në fund ai dha një përgjigje që na futi sërish dyshime. “Njeriu duhet ta ndryshojë herë pas here pamjen”. Mos vallë Shalsi e konfirmoi në mënyrë indirekte ndryshimin?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: