Deputeti i ri, Lefter Maliqi, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama do të shtojë edhe dy zëvendëskryeministra, të cilët sipas tij, do t’i marrë nga radhët e opozitës së re në Kuvend.

Duke komentuar kërkesën e PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë, Maliqi shkruan në “Facebook” se Rama po blindohet nga të gjitha anët, në krah të majtë me rilindjen dhe në krah të djathtë me opozitën e re, ndërsa nuk i sheh dot me sy socialistët.

“Iku dhe një socialist.Rama shkarkon Arben Malajn si antar bordi i Bankes se Shqiperise. Rilindja si sheh dot me sy socialistet.Mqse qeveria eshte mbushur me Rilindas kemi mbi 3 fish zv.ministra sesa ministra.Burime te sigurta Rama do shtoj dhe 2 zv.Kryeministra nga Opozita e re mqse dhe keta jane njelloj si Rilindasit ,më të mire se socialistet.

Mbahu kalorës fort,po blindohesh nga të gjitha anët,krahe te majte Rilindjen,krah te djathte Opoziten e re,ushtare rezervë te pakënaqurit e Pd,kundershtar opoziten dhe socialistet. Suksese ne jete 30 Qershori ishte test i fitores tënde të thelle ?.Po shkon nga fitorja ne fitore?.Rama rrofte Rilindja dhe Opozita e Re,poshte Partia Socialiste”, shkruan Maliqi.

Maliqi
Maliqi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb