TIRANË

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho akuzon qeverinë se ka shkatërruar shtresën e mesme të shoqërisë. Xhixho ka folur në Komisionin e Ligjeve për situatën ekonomike dhe rritjen e çmimeve.

Ajo deklaron se në Shqipëri ka mijëra familje që jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë dhe çmimet në stratosferë janë të papërballueshme. Sipas saj, ka të pasur oligarkë me koncensione e PPP, ose ka të varfër në mjerim.

DEKLARATA E PLOTË
?Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ngrita shqetësimin e mungesës së përkrahjes për të varfrit dhe shtresat në nevojë në kushtet e krizës së çmimeve.

?Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij më të fundit, rekomandon zëvendësimin e Bordit të Transparencës me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara, me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve.

Në Shqipëri ka mijëra familje që jetojnë me vetëm 5 dollarë në ditë dhe çmimet në stratosferë janë të papërballueshme.
Ka familje në kushte mbijetese, ka pensionistë që nuk arrijnë të blejnë ushqimet bazë, se pensioni s’u del për ilaçe, jo më për fruta, që janë kthyer në luks për ta.

?Kjo qeveri ka shkatërruar shtresën e mesme të shoqërisë.
Sot në Shqipëri ose ka të pasur oligarkë me koncensione e PPP, ose ka të varfër në mjerim.
Sepse kjo është strategjia e saj: t’i lërë qytetarët në varfëri, që më pas t’ua blejë votën në zgjedhje e të vijojë të sundojë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb