Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka treguar se si familja e saj ka ndërruar mbiemrin që më parë e kishte Suma.

E ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” ajo tregon se mbiemri është ndërruar rreth 3-4 shekuj më parë edhe pse sot mund të tallen me këtë fakt.

“Kam lexuar që tallen me faktin që mbiemri im ka qenë Suma dhe është bërë Duma. Dua të marr disa minuta të flas sesi të keqpërdorin. Familja ime ka patur mbiemrin Suma, një familje e madhe dhe e kanë ndërruar mbiemrin kur zbritën në Durrës. Bëhet fjalë për 3-4 shekuj përpara kur kishte gjakmarrje, pra për t’u ruajtur. Sa here merren me mua si person , jam përpjekur të mos bëhem si viktimë se jam grua. Nuk kam kërkuar mëshirë,” tha  Duma.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: