TIRANË- Kryetarja e Komisionit parlamentar të Arsimit Albana Vokshi ka bërë sot një denoncim, duke akuzuar Ministren e Arsimit Lindita Nikolla se ka lënë pa paga të gjithë pedagogët dhe stafin në Universitete.

Në një status në “Facebook”, Vokshi thotë se Nikolla duke u marrë me merkaton e pushtetit ka lënë pa paga pedagogët. Ajo i kërkon të sigurojë urgjent fondin e pagave.

“Ministrja e Ramës, Lindita Nikolla, duke u marrë me #eksperimentet e urdhëruara nga #Rama apo me “merkaton” e pushtetit ka lënë pa paga të gjithë pedagogët !
Në universitete, askush nuk ka marrë rrogat sepse Qeveria ende nuk ka kaluar fondet … Sot, Universitetet nuk kanë para në llogari për pagat.
#Ministrja #Nikolla të sigurojë #URGJENT fondin e pagave për #Universitetet.
#TeSigurohenUrgjentFondetPerPagaPerUniversitetet. P.S. foto e huazuar nga postimet sot në fb…”, shkruan Vokshi.

Albana Vokshi fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb