Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Open” në News24, ka zbuluar detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Lalës, deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.

Sipas saj, ajo ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt, dhe dyshohet se ka ndikuar te dëshmitarët, si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria.

Bushka aktualisht është person nën hetim nga prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb