Fytyra e luftës në Siri: Një vajzë siriane në kufirin Maqedoni-Greqi e plagosur rëndë nga armët kimike të Assadit. Verës ajo udhëtoi drejt Bashkimit Europian.

Magazina më e madhe gjermane, Der Spiegel, ka publikuar 52 fotot e vitit, ku spikat një nga rajoni. Bëhet fjalë për një vajzë e plagosur rëndë në fytyrë, nga armët kimike të regjimit sirian.

Ajo ndodhet e ulur në shinat, pranë stacionit hekurudhor në Gjevgjeli, kufiri Greqi-Maqedoni, duke pritur të vazhdojë më tej odisenë e udhëtimit drejt Bashkimit Europian.

“Fytyra e Luftës” e ka quajtur redaksia e magazinës gjermane, foton e mësipërme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: