Milan-Inter nuk është kurrë një sfidë e radhës, nuk është kurrë një sfidë si gjithë të tjerat por është një sfidë epike, një derbi i përjetshëm. Në këtë fund sezoni kjo përballje bëhet edhe më e bukur pasi dy klubet nga Milano diskutojnë së bashku fatet e sezonit, konkurrojnë për titull por edhe kush do të sigurojë një biletë për në finalen e Kupës së Italisë.

Jashtë kampionati, dy ekipet janë përballur 31 herë ndërmjet tyre, 13 herë ka fituar Milan, 8 Inter ndërsa 10 ndeshje kanë përfunduar në barazim, si sfida e fundit që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit:

Stefano Pioli
Stefano Pioli

“Nuk mendoj se ndeshja e së martës do të ndikojë në garën për titull në Serie A. Do të bëjmë maksimumin për të shkuar në finale, po kjo është një ndeshje ndryshe. Në kampionat ne jemi të bindur se mund ti fitojmë të gjithë ndeshjet deri në fund”, theksoi Pioli në konferencë duke bërë dhe një koment të shkurtër në lidhje me zërat që flasin për një shitje të mundshme të klubit:

“Nuk e kemi diskutuar fare, pasi nuk dëshirojmë të shpërqendrohemi nga objektivat sezonal. Kemi një klub solid dhe një shoqëri që na qëndron pranë. E ardhmja mund të jetë edhe më e mirë”, u shpreh ndër të tjera Pioli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb