Të shtunën derbi i Milanos hyri në një epokë të re pasi dy skuadrat, Inter dhe Milan, për herw të parë në histori nuk kishin më pronarë italian, por kinez.

Si i tillë, ndeshja e parë mes dy pronarëve aziatikë, prodhoi mjaft episode të veçanta ku një nga to ishte edhe kërcënimi që arbitri i ndeshjes, Orsato, i bëri kapitenit zikaltër, Mauro Icardi-t.

Pas një faulli të shkaktuar nga lojtarët e Interit, Icardi vërshoi të protestonte tek arbitri, por ky i fundit si për të treguar se kush është “shefi”, e “kërcënoi” duke i thënë: “Po s’u largove për 5 sekonda, të ndëshkoj”!

Në videon e postuar nga mediat italiane duket qartë momenti kur Orstao numëron dhe Icardi që nuk bën mbrapsht, por, duhej ndërhyrja e gardianit Handanoviç për të shpëtuar shokun e skuadrës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb