Nga 1 korriku Paulo Dybala është një lojtar i lirë, një situatë që vështirë se imagjinohej kohë më parë, kjo dhe për vetë faktin se të interesuarit për të nuk janë të shumë. Për momentin në garë për të siguruar shërbimet e argjentinasit janë vetëm dy ekipet nga Milano, Inter e Milan.

Zikaltërit e joshën prej kohësh, madje dukej një marrëveshje e mbyllur, por futja në lojë e Lukakut ndryshoi shumë situatën. Sigurisht që Inter mbetet në avantazh, por në këtë pikë të merkatos, Marotta duhet fillimisht të shes më pas të mbyllin marrëveshjen me Dybala-n.

La Gazzetta
La Gazzetta

Këto lëvizje kërkojnë kohë dhe nga një situatë e tillë kërkon të përfitojë Milan me kuqezinjtë që janë të gatshëm ta marrin menjëherë por me kushte financiare me të reduktuara. Çuditërisht sipas mediave italiane, interesim për Dybala ka shfaqur edhe Monza, skuadër në pronësi të Silvio Berlusconit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb