Pas 90 minutave të luajtura në Europë, Marash Kumbulla ri-konfirmohet sërish te Roma. Mbrojtësi shqiptar është titullar sot në ndeshjen pritëse të kryeqytetasve ndaj Salernitanës. Trajneri Mourinho e ka parë të arsyeshme t’i besojë atij sot, në një 90 minutësh kaq të rëndësishëm.

22 vjeçari shqiptar ka luajtur 13 ndeshje këtë sezon. Kumbulla vuajti shumë në një periudhë të vitit futbollistik, teksa nuk preferohej shumë. Gjithsesi, gjithçka ka ndryshuar dhe aktivizimi i tij pritet t’i japë një dorë ekipit për arritjen e objektivave sezonal.

Te Salernitana, Federic Veseli e nis nga pankina. Veseli vjen nga një dëmtim dhe trajneri Nicola nuk ka dashur të rrezikojë. Ka optimizëm se futbollisti mund të futet në lojë në 45 minutat e dyta.

ROMA (3-4-1-2): Rui Patricio; Ibanez, Smalling, Kumbulla; Karsdorp, Sergio Oliveira, Cristante, El Shaarawy; Mkhitaryan; Felix, Abraham.

SALERNITANA (3-5-2): Sepe; Gyomber, Radovanovic, Ranieri; Mazzocchi, L. Coulibaly, Bohinen, Ederson, Obi; Ribery, Djuric.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb