Derbi i kryeqytetit, fitorja e Partizanit, “shkartis” edhe një herë kartat në garën për titull. Suksesi i demave i jep ekipit të Colella-s një bonus shumë të rëndësishëm, jo vetëm për faktin që i rrëmbyen kreun bardhebluve, por kjo ishte një fitore që shton edhe më shumë besimin në këtë fund sezoni, përpara një tjetër beteje të madhe, transfertës përballë Vllaznisë. Sulejman Starova, trajneri i mirënjohur, në një intervistë për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Trevisa Tufa, analizoi në detaje derbin dhe efektet që pritet të ketë.

Starova është i bindur se kjo fitore është një tregues i qartë i forcës së këtij ekipi që i ka të gjithë numrat për të synuar titullin deri në fund. Starova mendon se mos pranimi i dorëheqjes së Colella-s ishte një lëvizje e duhur nga stafi drejtues i Partizanit duke thyer edhe një tabu në këtë pikë. Në lidhje me Tiranës, Starova mendon se situata nuk është e mirë dhe e bën pesimist për të ardhmen, fundja shifrat flasin qartë, 4 humbje në 6 ndeshjet e fundit.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb