ELBASAN-Trajneri i ekipit francez Didier Deshamp e quajti një rezultat të merituar humbjen në miqësore që skuadra e tij pësoi mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”, përballë kuqezinjve të De Biazit.

“Ka qenë e vështirë sepse skuadra shqiptare nuk e lëshoi terrenin e lojës. Ky rezultat ka qenë ajo që ka merituar skuadra franceze. Kemi humbur në shtëpi në ndeshen e fundit, do jenë kritik (mediat) dhe unë jam përgjegjës. Sot kam ndërruar sisteme, por do të marr kohën për të analizuar të gjitha dhe për të vazhduar në rrugën e drejtë… Sot është dita për të kërkuar falje”,-deklaroi Didier Deshamp.

Sipas teknikut francez, Kombëtarja shqiptare i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar në “Euro 2016”. “Me dy ndeshjet që ka zhvilluar me ne, i ka të gjitha shanset për t’u kualifikuar. Mjafton të shihet klasifikimi”,¬tha Deschamps.

(a.n/panorama/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: