Deputeti Dashnor Sula në një komunikim për mediat ka deklaruar se përçarja e brendshme rezultoi fatale për opozitën në zgjedhjet e 14 majit.

Përgjegjësia sipas është e të gjithëve duke shtuar se duhet një reflektim dhe një analizë e thellë për të evidentuar shkaqet dhe për të ndryshuar situatën.

“Jam krenar që kam marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit dhe që kam mbështetur kandidatët. E kam thënë që do të mbështes çdo kandidat të opozitës. Por ishte pafalshme për deputetë apo figura të tjera të PD që nuk u bënë bashkë. Megjithatë shkaqet e humbjes janë më të gjera. Grupi parlamentar është një dhe unik pavarësisht problemeve që ka. Kemi një përgjegjësi nga i pari deri tek I fundit për humbjen e 14 majit. Unë nuk i kam fryrë frymës së përçarjes, por kam thënë bashkim dhe bashkëpunim. Ehen ë 14 maj kërkova bashkëpunim edhe pse nuk ndodhi dhe tregoi që përçarja është fatale për opozitës. Dhe duhet t’i thërrasin mendjen”, tha ai, duke shtuar: “Nëse deputetët e PD, qoftë ata që mbështesin Berishën, apo ata që mbështesin krahun tjetër të kësaj force politike nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, atëherë përçarja është e paralajmëruar edhe për zgjedhjet e 2025.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb