Eliminimi me turp nga Europa nuk mund të kaloj pa pasoja në shtëpinë zikaltër. I pari nën akuzë ka përfunduar trajneri por shkarkimi i tij do të kishte kosto shumë të madhe ekonomike, për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërmarrin një tjetër strategji. Pa paratë që sjell aventura në Europë, Inter është i detyruar të shkurtoj shpenzimet, fundja grupi është i plotë dhe i mjaftueshëm për të përballuar një sezon ku janë të angazhuar vetëm në dy fronte, Kupë dhe Serie A. Një sezon më parë Conte ankohej çdo javë për grupin e reduktuar, kjo pasi shkoj deri në finalen e Europa League por këtë herë diskutimi është ndryshe. Inter ishte një nga ekipet më aktive në merkato, mes rikthimeve dhe afrime, në Milano zbarkuan shumë lojtarë, Conte ka mjaftueshëm alternativa për të përballuar pjesën tjetër të sezonit.

Zhang Pirreli
Zhang Pirreli

Presidenti Zhang ka njoftuar dyshen drejtuese Marotta-Ausilio se merkato në hyrje është e bllokuar, mund të operojnë vetëm në dalje, ose nëse shfaqet ndonjë mundësi për shkëmbim lojtarësh por zero para kesh. Përballë një kushti të tillë drejtuesit e Interit do të jenë jo pak në siklet, në grupin aktual të paktë janë lojtarët që mund të përdoren për shkëmbim, mbase përjashto këtu vetëm Eriksen i cili në janar do të kërkoj largimin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb