Në moshën 62 vjecare, Sharon Stone është lodhur nga meshkujt.

Aktorja e famshme hollivudiane thotë se i ka dhënë fund takimeve, dhe kërkon tani të përqëndrohet më shumë tek familja dhe miqtë.

Duke folur në “The Drew Barrymore Show”, Sharon, e divorcuar dy herë, tha se ishte përballur me takime “të pasinqerta” dhe nuk ia vlente të humbiste kohën e saj.

“I kam dhënë fund takimeve. Nuk kam dal më në takime,” tha ajo.

Aktorja vitin e kaluat tentoi të gjente dashurinë përmes aplikacionit të takimeve Bumble, por ia mbyllën adresën pasi disa përdorues e kishin raportuar, të bindur se ishte i rremë dhe dikush tjetër po përdorte emrin e saj.

Stone reagoi, duke thënë se ishte ajo, por tashmë duket se ka hequr përfundimisht nga meshkujt, pas dhjetëra lidhjeve që ka pasur ndër vite.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb