Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj ka bërë me dije detaje të reja për gjendjen e pacientëve të infektuar nga COVID 19, të transferuara nga Infektivi te Sanatoriumi.

Sipas Skëndajt, pacientët e transferuar dje janë tre, dy gra të moshës 64 dhe 69 vjec, të dyja në gjendje të rnëdë shëndetësore, të intubuara.

Ndërsa gjendja e një pacienti tjetër mashkull, paraqitet më e stabilizuar. Ai mësohet se po mbahet në terapi intensive me oksigjen.

Burime për News24 pohojnë se vonesa e transferimit të personave nga Infektivi te “Shefqet Ndroqi” ka ardhur se fillimisht u zbraz reaminacioni i Sanatoriumit.

Pjesa më e madhe e pacientëve u transferuan drejt Elbasanit, ndërsa një pjesë e tyre 3 apo 4 që kishin mbetur, kanë shkuar në urgjencën qëndrore të QSUT.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: