VLORA

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Vlorë. Drejtuesi i saj rezulton të jetë një 16-vjeçar i cili sapo kishte marrë makinën nga lavazhi dhe po e çonte në shtëpi.

Rrugës duket se ka humbur drejtimin dhe ka hyrë në një market. Aty ka gjetur një grua e cila po blinte produkte dhe e ka goditur nga mbrapa.

Nuk dihet ende gjendja shëndetësore e gruas e cila ndodhet në urgjencën e spitalit të Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb