Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dosja e SPAK për Ardian dhe Florenc Çapjan për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiraj 15 gushtin e vitit 2012.

Mes të arrestuarve është dhe Klajdi Dokoli i cili kërkon lirimin për shkak se pretendon se ka sëmundje tumorale, por seanca në Gjykatë është shtyrë pasi pritet përgjigjia ekspertëve të mjekësisë ligjore.

Ndërkohë sa i përket dosjes së SPAK rezulton se vrasja e Gentian Beqirajt ishte planifikuar nga Çapjat si hakmarrje për vrasjen e Sokol Çapjas në 2005.

Gentjan Beqiri prej asaj vrasje ishte në arrest shtëpie dhe ruhet nga punonjës policie në banesë, por Çapjat ishin interesuar dhe kishin konstatuar se ai vizitohej nga Ervis Bardhi dhe Etjen Cani. Pikërisht, një takim u zhvillua mes këtyre të dyve dhe Ardian e Florenc Çapjas, ku i pranishëm ishte dhe Klajdi Dokoli.

Këta të fundit kërcënuan me jetë Ervis Bardhin nëse nuk do të bashkëpunonte për të vrarë Gentjan Beqirin. Ditën e ngjarjes, Klajdi Dokoli dhe Etjen Cani mbikqyrën lëvizjet e të ëmës së Beqirit ku ajo doli për pazar, kurse Ervis Bardhi me Olsi Lekën arritën me një automjet.

Ndërkohë BalkanWeb mëson se SPAK i është drejtuar me 3 kërkesa Emirateve të Bashkuara për Florenc Çapjan duke kërkuar që ti komunikohet mbyllja e hetimeve, dërgimi i çështjes në gjyq dhe kërkesa për ekstradim.

Gjithsesi Çapja në Dubai ka kërkuar azil politik dhe nuk dihet nëse do të ekstradohet në Shqipëri apo jo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb