Gazetarja Klodiana Lala po ndjek hap pas hapi operacionin e SPAK. Ajo raporton për “BalkanWeb” se policia po ushtron kontrolle në shumë qytete të Shqipërisë.

Në Laç e Lezhë po ushtrohen kontrolle te “Arbëria dhe në Fushqëkuqe”. Kontrolle po ushtrohen gjithashtu te Liqeni i Thatë e Stadiumi Dinamo në kryeqytet. Raportohet për një avokat të arrestuar, por ende nuk dihet identiteti i tij.

Gazetarja rrapton se në total janë lëshuar 55 urdhër-kontrolle. Ashtu siç e raportuam edhe më herët me video, kontrolle janë ushtruar edhe në Elbasan.

Atje, policia është shtrirë në disa zona të qytetit. Policia për ngjarjen ka arrestuar 10 persona, ndërsa kanë shpallur në kërkim emra shumë të njohur të botës së krimit, mes tyre edhe Ervis Martinaj, Kamber Mehja, Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari (i arrestuar aktualisht nën akuzën e vrasjes).

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb