KORÇË

Detaje të reja janë zbuluar nga 31- vjeçari me koronavirus në Korçë i cili punonte dhe menaxher lokali.

BalkanWeb mëson se ai ishte shtruar dhe izoluar prej 4 ditësh në senatoriumin e Korçës teksa më pas pasi rezultoi pozitiv me COVID- 19 u dërgua në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë.

Lokali nën menaxhimin e tij u mbyll dhe u dezinfektua 3 ditë më parë ndërkohë Bashkia po dezinfekton edhe lagjen ku jeton pacienti.

Vetëm dy javë më parë sipas burimeve jozyrtare mësohet që në lokalin nën menaxhimin e tij të jetë organizuar një festë për ditën e grave, 8 marsin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb