Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që u regjistrua në burgun e Peqinit, ku një i dënuar kreu aktin e vetëvrasjes.

BalkanWeb mëson se Gjergj Selimi nuk kishte shfaqur në asnjë rast shenja depresioni dhe se nuk kishte pasur probleme shëndetësore.

Të njëjtat burime theksojnë se në bisedat me të dënuar kohët e fundit kishte deklaruar shpesh braktisjen nga të afërmit. Gjithashtu afrimin e fundit të dëmit dhe daljen në liri e shikonte si një periudhë edhe më të vështirë për jetën e tij, ndërsa i trembej dhe hakmarrjes, gjë që e përsëriste shpesh herë. Selimi kishte bërë 20 vite burg për vrasje, ndërsa nuk dihet se edhe sa vite burg i kishin ngelur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: