TIRANË

Plagosja në Allias ka qenë për shkak të një grabitje në shtëpinë e dy bashkëshortëve Petrit dhe Afërdita. Dy grabitës të armatosur me pistoleta hynë në vilën në Allias duke tentuar grabitjen dhe plagosën burrin dhe gruan.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton se grabitja ka qenë e mirëorganizuar, ndërsa ka pasur përleshje mes grabitësve dhe pronarëve të vilës derisa përfundoi me plagosjen e këtyre të fundit. Policia në banesë ka gjetur orendi të rrëzuara ndërkohë kanë filluar shoqërimet e para, 15 persona në komisariatin nr.4.

Kurse gazetari Erjon Skëndaj raporton për BalkanWeb se çifti i bashkëshortëve kanë një furrë buke 50 metra larg shtëpisë së tyre dhe se grabitësit mund të kenë qenë të maskuar.

Mësohet se grabitësit gjatë largimit janë ndihmuar nga një i tretë fill pas ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb