LEZHË- Autori i grabitjes së sotme në autostradë në Lezhë ka mbetur i plagosur gjatë operacionit për kapjen e tij në pjesën fushore të Kurbinit. Pak minuta pas grabitjes, autori me makinën e grabitur është arratisur për t’i shpëtuar policisë.

Me gjithë thirrjet e policisë për t’u dorëzuar, grabitësi nuk ka pranuar. Madje ka patur edhe një tentativë për të qëlluar në drejtim të policisë.

Pas disa minutave të rrethimit nga ana e policisë së Lezhës, RENEA-s dhe madje edhe një helikopter nga ajri ai është palgosur. Menjëherë autori është nisur për në spital. Identiteti i tij ende nuk bëhet i ditur.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: