Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni i policisë së Shtetit i shtrirë në 8 qarqe kundër lojërave të fatit, që çoi në arrestimin e 115 personave, mes tyre dhe biznesmenë. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për ‘BalkanWeb’ informacione mbi mënyrën se si funksiononte skema e lojërave të fatit online, ndonëse kjo nuk lejohet me ligj.

Sipas saj, administratorët kishin faqe web-i të cilat mundësonin vendosjen e skedinave online. Po ashtu bëhet e ditur se administratori krijonte açond-e me username dhe passëord, të cilat ua jepte klientëve të cilët iu mundësohej hyrja në faqe dhe vendosja e skedinave online, ndërkohë që dhe pagesat bëheshin online. Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një accound duhet të kishte minimumi 100 mije lekë të vjetra gjendje në llogari.

Një administrator kishte të lidhur edhe disa agjentë të cilët krijonin llogaritë e tyre në celular dhe kështu mundësonin vendosjen e skedinave. Gjatë hetimit u gjurmuan IP-të e kompjuterëve dhe të celularëve që ushtronin këtë aktivitet. Serveri kryesor ishte në Tiranë e me pas iu jepte akses pikave të ndryshme në qytetet e tjera.

PERSONAT E ARRESTUAR
“BalkanWe” ka zbuluar disa nga emrat e personave te arrestuar. Keshtu në pranga kanë rënë administratorët dhe menaxherët e lokaleve, ku zhvilloheshin lojërat e fatit, Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar gjithsej 115 persona në mbarë vendin, disa prej të cilëve janë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal.

Njëri prej të arrestuarve ishte edhe “bosi” i lojërave të fatit”, Gramoz Murataj”, ku sipas policisë “Në sallën e tij u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale”. Policia thekson se “në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb