“BalkanWeb” zbardh detaje të reja nga super-aksioni i policisë, i zhvilluar gjatë natës së kaluar, në tetë qarqe të vendit, kundër aktivitetit të lojërave të fatit. Gazetarja Dorjana Bezat zbulon për “BalkanWeb” disa prej biznesmenëve të lojërave të fatit të arrestuar në Tiranë e qytete të tjera.

Në pranga kanë rënë administratorët dhe menaxherët e lokaleve, ku zhvilloheshin lojërat e fatit, Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar gjithsej 115 persona në mbarë vendin, disa prej të cilëve janë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal.

Njëri prej të arrestuarve ishte edhe “bosi” i lojërave të fatit”, Gramoz Murataj”, ku sipas policisë “Në sallën e tij u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale”.

Policia thekson se “në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb