Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ndodhur në fshatin Gjegjan të Pukës, ku mbeti i plagosur me armë zjarri në këmbë një 11-vjeçar.

BalkanWeb mëson se i mituri dyshohet se është qëlluar me armë nga një 17-vjeçar, ndërsa ngjarja ka ndodhur në lokalin e babait të të voglit, të cilin e kishte me qira.

Autori dyshohet se kishte konflikte të mëparshme me kushërinë e të mitur, dhe se ka qëlluar mbi të pasi nuk ka gjetur të afërmin.

Sakaq, policia ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij pasi pas ngjarjes është larguar në drejtim të paditur.

Ndërkohë 11-vjeçari me inicialet A.N, është transportuar me helikopter drejt Tiranës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb