Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, mbrëmjen e 11 qershorit. Policia e Shtetit ka arrestuar sot bashkëpunëtoren në krim, 26-vjeçaren Adjola Lakra.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se e reja ka bashkëpunuar me Sebastjan Malin dhe Viktor Markun për ekzekutimin e Billës. Siç thekson gazetarja Bezat, 26-vjeçarja dyshohet se ka marrë në telefon Hekuran Billën para krimit dhe i ka lënë takim, në zonën e Komunës së Parisiti, aty ku po e prisnin vrasësit.

Mes të tjerash, Bezat raporton për “BalkanWeb” se Adjola Lakra, me banim në Berat, ishte në një lidhje me Hekuran Billën prej gati 2 vitesh. Pas krimit, ajo ka qenë nën vëzhgimin e policisë për 3 ditë me radhë, ku më pas është bërë arrestimi i saj, në bashkëpunim me Policinë e Beratit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb