Pala malazeze ka qenë duke patrulluar dhe ka konstatuar në ujërat e lumit Buna, në vijën ndarëse mes nesh dhe atyre trupin e një personi të mbytur.

Gazetari Igli Celmeta raporton për BalkanWeb se të vënë në dijeni dhe më para nga ana jonë për kërkimet që po kryhen për gjetjen e trupave, ata kanë njoftuar pikën e kontaktit të Drejtorisë së Kufirit tonë, i cili ka përcjellë njoftimin në DVP Shkodër.

Me marrjen e informacionit, grupi i kërkim shpëtimit dhe grupi hetimor u nisën në drejtim të vendit ku është konstatuar trupi i mbytur. Nga veprimet paraprake rezulton se trupi i përket shtetases Alma Arrazi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: