Detaje të frikshme mësohen për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kombinat, ku nënë e bijë Zhaneta Josifi 56-vjeç dhe Anisa Josifi 30 vjeç u gjetën të pajeta brenda banesës së tyre.

Gazetarja Dorjana Bezat, raporton për “BalkanWeb” se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar (Dëshmitarët e Jehovait) dhe duket se e kanë ndërmarrë aktin e rëndë të vetëflijimit pasi besonin tek ringjallja dhe një jetë më e mirë.

Bezat shtoi se, dyshohet se vajza ka vdekur ditë më parë por mbahej ne banesë, ndërsa nëna e saj ka ndërruar jetë sot.

Po ashtu mësohet se kohët e fundit ato ishin përballur edhe me një lajm të trishtë. Kryefamiljari, babai i vajzave kishte ndërruar jetë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb