Kroacia mbylli përpara kohe rrugëtimin në Botëror, teksa u eleminua nga Portugalia, pas një humbje 2-1. Gazetari Erion Shkambi, tha në Botërori Amerikan se kroatët bënë një ndeshje mjaft të mirë dhe se dhanë shpirtin në fushë.

“Në statistika nuk përfshihen disa detaje. Meritë ka edhe Kroacia padiskutim, ne prisnim që Portugalia të kishte mbajtjen e topit. Bënë një ndeshje mjaft të mirë, bënë ndeshje perfekte.

Me të vërtetë dhanë shpirtin në fushë, një ekip ballkanas! Dukej një ekip luftarak, të bësh një gol në minutën e 13-të të shtesës ndaj Portugalisë nuk është pak. Nuk e prisja. Nuk kisha besim te Kroacia, e shikoja me shumë dyshim”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: