25-vjeçarja Lulëzime Tahiri, nënë e 2 fëmijëve përveçse varfërisë së madhe duhet të përballet edhe me sëmundjen e të birit. Vogëlushi 8-vjeçar nuk mund të flasë dhe ecë. Sipas mjekëve italianë, mpiksja e një sasie gjaku në tru mund t’i kushtoj edhe jetën nëse ai nuk kryen menjëherë operacion. Por për 25-vjeçaren përballimi i kostos së ndërhyrjes është i pamundur, ndërsa dhimbja tek sheh të birin në këto kushte është tepër e madhe.

Pas divorcit të së bijës, gjyshërit janë ata që i kanë qëndruar pranë nipit të tyre të cilët bënë gjithçka për t’i mundësuar një vizitë jashtë kufijve, por me tej për ta ishte e pamundur pasi të ardhurat janë të pamjaftueshme.

Ditët që kalojnë e shtojnë edhe me tepër ankthin e 25-vjeçares, e cila shpreson që dikush të mund ta shpëtojë të birin duke ndihmuar për realizimin e operacionit.
Nr. telefoni: 0688243129
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb