Një ngjarje e rëndë është shënuar në rrugën “5 Maji” në Tiranë këtë të mërkurë. Një biznesmen kromi nga Martaneshi me inicialet J.Gj ka ndërruar jetë nga infarkti, ndërsa sapo ka mësuar ngjarjen edhe babai i tij ka ndërruar jetë duke të njëjtën gjë.

Burime bëjnë me dije se i moshuari, Zenel Gjoni, rreth 80 vjeç nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe në kushtet e tronditjes ka pësuar edhe ai infarkt duke humbur jetën.

56-vjeçari Jeshar Gjoni ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: