Endrrat, dëshirat, kujtimet e një çifti të martuar, marrin 1001 trajta, prej pasigurive dhe frikërave që burrit i ndillen nga të panjohurat e jetës dhe plakja.

Gjendjet e tyre emocionale pësojnë ulje ngritje të fuqishme. Situatat përmbysen e transformohen deri në minutën e fundit të tragjikomedisë “Dhimbje e lehtë” që do të fillojë të shfaqet në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, duke nisur nga sot 28 prill që është premiera e mandej edhe në 29-30 Prill e 1 Maj, për t’u rikthyer edhe në dy funjdavat e ardhshme në vazhdim.

Zefina 2

Protagonistët Eni Jani dhe Genci Fuga, ashtu siç janë edhe në jetën e tyre reale do të vijnë çift edhe në skenë, për të trajtuar marrdhënien mes Eduardit e Florës, siç autori anglez Harold Pinter e ka shkruar e siç regjisori Valdrin Hasani e ka konceptuar për ta sjellë në skenë këtë vepër të përkthyer nga Rudi Erebara.

Sipas regjisorit Hasani kjo tragjikomedi krahas dhimbjes së lehtë sjell dhe të qeshura ama të zhyt dhe në mendime: si të mos e humbasim atë që kemi fituar ndër vite. Çifti që sjell Pinteri mund të jetë kudo e kurdo. Tek dialogjet, monogjet e tyre mund ta gjejë veten çdokush.

Zefina 1
Zefina 1

Të gjithë frigohen nga plakja, tjetërsohen e shpërfytyrohen në forma nga më të ndryshmet prej pasigurive e ndodh që përplasen tek të tjerët, duke cënuar jetën dhe ndjenjat e më të dobtit, deri në ekzagjerim. Ndaj problemet mes Eduardit dhe Florës janë shumë aktuale edhe për shoqërinë shqiptare.

Zefina 4

“Më është dashur shumë pritje e punë për ta realizuar këtë projekt, që po e bëj të mundur falë mbështetjet së Bashkisë së Tiranës dhe bashkëpunimit shumë të mirë me Teatrin Eksperimental. Që kur e kam lexuar këtë vepër kam dashur shumë që ta sillja në skenë, ndaj nëse s’do t’ja arrija, sigurisht që dhimbja s’do të ishte aq e lehtë J. Por ja që bashkë me Eni Janin e Genci Fugën po ja dalim dhe sinqerisht jam shumë i kënaqur me punën e angazhimin e tyre, me frymën e gjithë ekipit, ku bën pjesë dhe aktori Brendi Bega e skenografi Beqo Nanaj”- u shpreh Hasani.

Zefina 5

Biletat mund të rezervohen me një telefonatë në 069 57 177 46 ose tek recepsioni i teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb