Grupi militant i shtetit Islamik, ISIS, ka marrë përsipër një sulm të ndodhur në qytetin Palma në Mozambik, ku kanë mbetur të vrarë të paktën 55 persona.

Sipas mediave të huaja, luftëtarët e ISIS kanë marrë kontrollin e qytetit pas disa ditësh luftime me forcat e sigurisë.

“Ushtarët e kalifatit morën qytetin strategjik të Palmës”, tha Shteti Islamik.

Qeveria e Mozambikut konfirmoi të dielën se dhjetëra njerëz janë vrarë në sulmin në Palma, që nisi më 24 mars.

Gazeta britanike Times raportoi se mes të vrarëve është dhe një shtetase britanike. Palma, qytet me 75,000 banorë, ndodhet në provincën Kabo Delgado. Qysh në vitin 2017, ajo është përfshirë nga një kryengritje që lidhet me Shtetin Islamik.

Mijëra banorë raportohet se braktisën shtëpitë e tyre këtë të hënë, thanë autoritetet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: