70 majmunë dolën nga një kopsht zoologjik në Japoni, njoftuan mediat vendase.

Majmunët e racës, makaku, shpëtuan nga një rrethim për mbarështim në kopshtin zoologjik “Takagoyama” në provincën Chiba, në lindje të Tokios.

Sipas mediave, dyshohet se një person ka hapur një vrimë në gardh përmes së cilës dolën majmunët.

Rojet e kopshtit zoologjik dhe policia po shpresojnë se kafshët mund të joshen me ushqim gjatë vaktit të zakonshëm dhe të kapen përsëri.

Këto specie janë larguar nga kopshti zoologjik edhe vjeshtën e kaluar kur rrethimi ishte dëmtuar nga një tajfun.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb