Nga: ANISA YMERI
TIRANE- Pritja e certifikimit të zgjedhjeve nga ndërkombëtarët, është realiteti shqiptar i këtij një çerek shekulli pluralizëm në Shqipëri. Faktori vendas ka qenë përherë zë pak, ndërsa përpjekjet e organizatave vendase dhe përpjekjet individuale janë jo të pakta dhe me peshë në proces. Por themelimi i Dhomës Zgjedhore synon që zëri i organizatave shqiptare të shoqërisë civile të jetë i fortë dhe produkti i tyre të mund të shërbejë në procesin e certifikimit të zgjedhjeve që rrjedhon prej monitorimit të tyre.

Është koha që zëra me peshë të shoqërisë civile të bëhen bashkë për të dhënë kontributin e tyre në procesin e zgjedhjeve në vend, për çka Soros ka mbështetur krijimin e Dhomës Zgjedhore.

‘Dhoma Zgjedhore’ tanimë funksionale dhe synon të jetë një foltore e monitorimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Aktualisht në institucion janë grupuar 7 organizata me kontribut në disa lëmi që lidhen me procesin zgjedhor dhe në përfundim, prite një deklaratë e përbashkët e tyre e cila rrjedhon nga procesi rigoroz i monitorimit dhe përpunimit të të dhënave.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: