Mjekët nga Hungaria udhëtojnë për në Kosovë: Do të kujdesen dhe do t’i kthejnë në shtëpi ushtarët e tyre të plagosur në veri
Një ekip i mjekëve ushtarakë nga Hungaria, kanë udhëtuar për në Kosovë, për t’u kujdesur dhe kthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it, që u plagosën gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, njoftoi se 30 ushtarë të tij – mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë – u plagosën në përleshjet e një dite më parë.
Sipas KFOR-it, tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit”, por “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb