LUSHNJË- Kategori e Parë në Shqipëri vijon të jetë pre e dhunës. Gjatë ditës së sotme në takimin  Lushnja-Bylis, e cila u transmetua “live” nga RTSH, pati incidente  dhe përplasje si rrallë herë më parë.

Tifozët dhe lojtarët u kacafyten në fushën e lojës duke lënë një shije të hidhur për futbollin shqiptar. Tensionet vërtetohen edhe nga akordimi i kartonëve të verdhë, të cilat nuk qetësuan situatën, po përkundrazi situata precipitoi në dhunë.

Tashmë Komisionit i Disiplinës pritet që të japë dënime ekstreme për skuadrat, ndërsa FSHF-ja ka nisur punën për materializimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb