TIRANË

Reagime të njëpasnjëshme për protestën e opozitës jo vetëm nga liderët shqiptarë. Një reagim i dytë vjen nga OSBE- ja e cila shprehet kundër dhunës.

OSBE që ka ndjekur protestën minutë pas minute thotë se dhuna nuk është përgjigjja dhe as reagimi i rëndë ndaj saj.
“Prezenca e OSBE-së e ka ndjekur protestën e sotme minutë pas minute. Ne përsërisim qëndrimin tonë të palëkundur që dhuna nuk është përgjigja. Gjithashtu, reagimi i rëndë ndaj dhunës nuk ndihmon”, deklaron OSBE.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: