Një 21-vjeçar shqiptar u arrestua mesditën e së premtes nga autoritetet greke.

Shqiptari dyshohet se është pjesë e bandës Eskos, bandë e cila është e njohur për grabitjet me armë dhe trafik droge. Kjo bandë është e famshme për dhunën e përdorur.

21-vjeçari është anëtari më i fundit i zbuluar nga kjo bandë e cila vepronte në Universitetin Politeknik të Athinës

Kujtojmë se kryetari i bandës është shqiptari 390- vjeçar Esmin Ferhati, i cili mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë nga policia gjatë aksionit në Universitet.

“Esko” ishte i ngarkuar me 5 çështje penale mbi supe dhe ishte në kërkim për grabitjen 300 mijë euro të pajisjeve të universiteti “Zografou” dhe rrëmbimin e djalit të një gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: