Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, u trajtua historia e dhunë në një emision televiziv ndaj një personazhi publik, Olti Çullhaj.

Teksa sqaroi dhunën nga ish-konkurrentja e emisionit, Lindita Bimi, kjo e fundit u përball live me të, në një lidhje me “Skype” në studio, duke dhënë versionin e saj mbi ngjarjen, ndërsa nuk munguan edhe përplasjet me dy personazheve, raporton “BalkanWeb”.

Pjesë nga diskutimet:
Olti Çullhaj: Kisha vite që isha shkëputur fizikisht nga bashkëshortja ime, jam babai i 3 vajzave të cilat i dua shumë. Bashkëshorten e kam njohur në një diskotekë dhe për shkak të punës nëpër diskoteka erdhi dhe ky divorc fizik, sepse ne nuk jemi divorcuar ligjërisht. Fakti që unë u bëra pjesë e atij formati televiziv vajzat dhe bashkëshortja ime u zemëruan shumë pasi ato kuptuan se unë po kërkoja një njohje tjetër me një person tjetër. Por në program unë kuptova që kisha shumë ndjenja për bashkëshorten dhe në atë format mua më rriteshin ndjenjat edhe më shumë për bashkëshorten. Aty patëm debate me konkurrentët dhe një prej tyre ishte Lindita Bimi, e cila më akuzonte pa fund për një femër tjetër, e cila është ish e dashura ime. Më akuzoi për marrëdhënie dhe se ish e dashura priste një fëmijë me mua, por kjo është gënjeshtër dhe sajuar, sepse me askënd nuk pres një fëmijë. Atë ditë që unë u dhunova nga Lindita nuk e kam ditur se po filmohej sepse aty ka kamera kudo në atë format. Por Lindita më vendosi duart në fyt.

Lindita Bimi: E vërteta është kjo sepse unë që arrita në atë pikë sepse Olti përdori një fjalor shumë të rëndë ndaj meje. Sepse në atë moment kur ne po debatonim dikush i futur nga Olti po filmonte dhe ai aty duket shumë i edukuar. Olti ka përdorur një fjalor shumë të ulët gjatë gjithë kohës. Mjafton të shikosh në youtube të gjitha takimet tona dhe e kupton pse ka agravuar situata, për sa i përket Olti më ka takuar dhe më ka kërkuar ta ndihmoj të bashkohet me bashkëshorten e tij.

Lindita pyet Oltin: Nëse dikush do ja bënte atë gjë vajzës tënde, si do reagoje?

Olti: Mos i prek vajzat e mia, boll i ke prekur, ke bërë publicitet me vajzat e mia, ke marrë klikime.

Lindita: Ti qaje si fëmijë dhe më tregoje vetë nusen dhe vajzat e tua. Olti ka kontaktuar me djalin tim në Gjermani.

Olti: Djali jot më kontaktoi mua Lindita. Ai më shkroi mua. Nuk kam asnjë lloj adrese të djalit tënd. Djali jot më kontaktoi mua, pasi ti më vuri dorën në fyt.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb