Aktivistja për të drejtat e njeriut Elsa Ballauri, ka folur sot në rubrikën “Opinion” në News24 me gazetaren Ola Bruko, lidhur me dhunimin barbar të 22-vjeçares nga Kenia, Joy.

Ajo u shpreh se nga mënyra sesi po shkojnë hetimet, ku prej kaq shumë muajsh ende nuk ka autorë të dhunës ndaj saj, shteti ose po tenton ta fshehtë këtë ngjarje ose është duke e neglizhuar.

Është ngjarje e dyshimtë dhe shteti ka përgjegjësi të madhe

Ka një sërë gjërash që këto institucione kanë dashur të fshehin edhe ngjarje të tjera. Duke ndjekur realitetin shqiptar dhe si funksionon drejtësia, gjëja e parë që të shkon në mend është që ka njerëz që mund të kenë interes për ta zbehur ngjarjen.

Mund të jetë dhe një lloj neglizhence për këtë çështje. Ky është një rast që edhe drejtësia të tregojë se merret me të gjitha çështjet, sepse nuk është thjeshtë një vajzë e huaj që jetonte në Shqipëri, por është femra në vetëvete.

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: