Një i ri ka përfunduar në spital pas një sherri për motive ende të panjohura. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 22:00, në lagjen “28 Nëntori” në Elbasan.

Burime zyrtare nga policia bënë me dje se në ambientet e jashtme të një lokali në rrethana ende të paqarta është goditur me grushte shtetasi M.M., 26 vjeç, banues në Elbasan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nga veprimet e shpejta hetimore është bërë e mundur identifikimi i autorëve ku vijon puna intesive për kapjen e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: