Një efektiv i Gardës së Republikës është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka dhunuar një person. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se behet fjale për Mariglen Hoxhallarin, i cili akuzohet për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë”.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se 35-vjeçari, dyshohet se ne bashkëpunim me persona të tjerë (punohet për identifikimin e kapjen e tyre) kanë goditur me sende të forta një shtetas, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb